75 Mall Live Search
08:34 / E Mërkurë, 29 Janar 2025 / L A

Ancelotti flet për interesimin e klubeve të Arabisë Saudite për Vinicius Jr-in

Vinicius Jr pa dyshim është një nga lojtarët kryesorë të Real Madridit.

Dhe këtë e dëshmon suksesi i tij në vitin që lamë pas, ku arriti të fitonte tituj të mëdhënj si Liga e Kampionëve, La Liga, Superkupa e Evropës dhe International Cup.

Ai madje doli edhe i dyti në listën e “Topit të artë” 2024 dhe fitoi çmimin e Fifa-së “The Best”.

Kohët e fundit ka pasur zëra për një largim të mundshëm të Viniciusit drejt Arabisë Saudite, me Al-Ahlin që shprehu interesim dhe për këtë gjë foli edhe trajneri Carlo Ancelotti.

“Oferta saudite? Mund t’ju them se Vinicius Jr-i dëshiron të qëndrojë dhe të fitojë tituj te Real Madridi”. “Nëse një lojtar largohet nga Reali për në Saudi? Unë kuptoj gjithçka në futboll. Ashtu si vendimi i Toni Kroos. Por Vinicius dëshiron të qëndrojë këtu dhe të zgjedhë lavdinë”, u shpreh Ancelotti.

Kujtojmë se Real Madridi, do të udhëtoj drejt Francës ku do të luajë ndaj Brestit në ndeshjen e fundit të kësaj faze në Ligën e Kampionëve, sonte në orën 21:00./IndeksOnline/