00:01 / E Premte, 21 Korrik 2023 / Gj. Sh

Ancelotti flet për transferimin e Mbappes dhe të ardhmen e tij te Brazili

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, është pyetur edhe njëherë për transferimin e Kylian Mbappes në “Santiago Bernabeu”.

Ai ka thënë se nuk flet për futbollistët të cilët nuk janë pjesë e Realit, shkruan IndeksOnline.

“Mbappé? Nuk kam folur kurrë për lojtarë që nuk janë në Real Madrid. Mund të flas për Bellingham, Arda Güler, Fran García dhe Brahim, i cili është kthyer shumë mirë nga Milani. Të flasësh për lojtarë që nuk janë këtu nuk është e drejtë”, ka thënë Ancelotti.

Është raportuar se Ancelotti pas përfundimit të sezonit të ardhshëm do ta marr drejtimin e kombëtarës së Brazilit.

Tekniku italian është rezervuar të flas edhe për këtë, duke thënë se ai është trajner i Real Madridit dhe do të qëndroj aty.

“Nuk do të flas kurrë për Brazilin. Unë jam trajneri i Real Madridit dhe do të qëndroj.

Nuk do të flas më për këtë çështje. Unë kam një kontratë dhe do të qëndroj me të, do të shohim vitin e ardhshëm se çfarë do të ndodhë.”, ka deklaruar tekniku Italian./IndeksOnline/