Ancelotti flet rreth situatës së Viniciusit në “El Clasico”
				Trajneri i Brazilit, Carlo Ancelotti ka qenë së fundi në një konferencë shtypi.
“Seleçao”, do të zhvillojë dy ndeshje miqësore, ndaj Senegalit dhe Tunizisë si parapërgatitje për Botërorin 2026.
“Don Carlo”, si ish-trajner i Real Madridit u pyet edhe për situatën e Vinicius Jr gjatë zëvëndësimit të tij nga Xabi Alonso, në të cilin ishte shprehur i frustruar.
“Fola me Vini Jr për reagimin e tij në ‘El Clásico’ i thashë çfarë mendoja, që ishte se bëri një gabim. Ai e kuptoi gabimin e tij, kërkoi falje dhe mendoj se çështja është zgjidhur”, u shpreh Ancelotti.
Brazili, do të zhvillojë fillimisht ndeshjen ndaj Senegalit, më 15 nëntor dhe ndaj Tunizisë 4 ditë më pas./IndeksOnline/

