Ancelotti: Florentino Perez po më tregon edhe më shumë mbështetje dhe dashuri

Ditët e fundit ka pasur raportime të shumta se Carlo Ancelotti do të largohet nga Real Madridi.
Eliminimi i skuadrës mbretëror nga Liga e Kampionëve, nga Arsenali, kanë shtuar zërat për largimin e italianit, shkruan IndeksOnline.
Raportohet se largimi i tij në përfundim të sezonit është sigurt, por që ai mund të shkarkohet nga detyra pas finales së Copa del Rey, kundër Barcelonës.
Por italiani së fundi ka thënë se në këtë kohë e ka mbështetjen dhe dashurin e Florentino Perez si asnjëherë më parë.
“Florentino Perez po më tregon edhe më shumë mbështetje dhe dashuri tani sesa kur gjërat shkojnë mirë”, ka thënë Ancelotti./IndeksOnline/