Ancelotti i frikësohet Cityt të Pep Guardiolas: Do jetë vështirë…!

Skuadra e Real Madridit dhe ajo e Manchester Cityt mund të luajnë kundër njëra tjetrës në fazën e play-offit të Ligës së Kampionëve.
Trajneri italian, Carlo Ancelotti foli pas ndeshjes në konferencë për media dhe e kuptoi se kundërshtari i mundshëm mund të jetë, Manchester City i Pep Guardiolas apo Celticu, shkruan Indeksonline
“Nuk na pëlqen të luajmë kundër Manchester City. Nëse shorti na bie me Cityn, do të jetë shumë vështirë. Tani presim dhe shohim”, tha Carlo Ancelotti pas ndeshjes.
Kujtojmë që mbrëmë City siguroi kualifikimin në ndeshjen e fundit ndaj Club Brugge, kurse Reali fitoi ndaj Brestit./Indeksonline/