75 Mall Live Search
14:01 / E Enjte, 04 Tetor 2018 / indeksADMonline

Ancelotti: Ja çfarë i këshillova lojtarët para ndeshjes me Liverpoolin

Ancelotti më në fund mori përgjigjen që priste nga skuadra e tij, e cila tregoi se mekanizmat e tij ka vendosur t’i aplikojë më mirë nga ndeshja në ndeshje.

“Treguam se ky grup nuk do të jetë thjesht i vështirë për Napolin, por për të gjitha skuadrat. Pas zhgënjimit në ndeshjen e parë, ky është një injeksion i shkëlqyer për vetëbesimin, por ka ende shumë rrugë për të bërë në këtë grup”, tha trajneri i Napolit, Carlo Ançeloti.

“Do të thotë shumë që të fitosh kundër nënkampionëve të Europës. Është e rëndësishme për besimin e futbollistëve dhe këto ndeshje të japin përqendrim ekstra, por edhe disa shqetësime.

Këshilla ime për lojtarët ishte thjesht të argëtoheshin dhe fatmirësisht gjithçka shkoi mirë”. Në lidhje me ndryshimet që u panë në modul, Ancelotti tha: “Është gjithnjë një 4-4-2, unë nuk e ndryshova modulin. Lojtarët i interpretuan mirë detyrat e tyre dhe në fund morën rezultatin që na mban në garë për kualifikimin”. /IndeksOnline/