Ancelotti: Jam i lumtur, gjëja më e rëndësishme është Real Madridi

Nga vera e kaluar, është raportuar në vazhdimësi se Carlo Ancelotti do ta merr drejtimin e kombëtares së Brazilit.
Tekniku italian, disa herë ka mohuar këto raportime, derisa këtë e ka bërë përsëri në një intervistë për Sky Sport, shkruan IndeksOnline.
Ancelotti tha se është i lumtur te Real Madridi dhe krenar që është trajner i tyre.
“Në Madrid ndihem shumë mirë, është mirë. Jam shumë i lumtur që jam në Madrid dhe jam trajner i Real Madridit. Shumë, shumë i lumtur.”, deklaroi italiani.
Ai u pyet edhe për transferimin e Kylian Mbappes, dhe kjo ishte përgjigjeja:
“Mos harroni se gjëja më e rëndësishme është Real Madrid. Është një klub i madh. Jam krenar që jam trajneri i tyre.”, tha Ancelotti./IndeksOnline/