75 Mall Live Search
19:53 / E Shtunë, 04 Janar 2020 / indeksADMonline

Ancelotti kishte shkuar në intervistë pune te Liverpooli

Ancelotti ishte intervistuar që të bëhej trajner i Liverpoolit, mirëpo kjo gjë nuk ndodhi dhe në vend të tij, ishte emëruar Klopp.

Kur Brendan Rodgers ishte shkarkuar drejtuesit e Liverpoolit e kishin ftuar Ancelottin mirëpo marrëveshja me të nuk ishte arritur.

Po ashtu edhe Ancelotti e konfirmoi këtë duke thënë “Ishte pasi u largova nga Real Madridi, pata një bisedë me pronarin. Ata ishin në kërkim të një menaxheri të ri, por unë mendoj se ata bënë një zgjedhje të duhur me Jurgen. Ai po bën punë fantastike në Liverpool”.

Ancelotti po ashtu arriti fitore kundër Liverpoolit me skuadrën e Napolit, dhe kur u pyet për sekretin e kësaj fitore ai tha “Vetëm shënoni më shumë gola”./Indeksonline/.