75 Mall Live Search
20:39 / E Premte, 17 Shkurt 2023 / Gj. Sh

Ancelotti konfirmon mungesen e dy yjeve për ndeshjen e nesërme

Dy yjet e Real Madridit, Karim Benzema dhe Toni Kroos, nuk do të jenë të gatshëm për ndeshjen e ditës së shtune kundër Osasunës.

Këtë e ka konfirmuar edhe trajneri i ”Los Blancos” Carlo Ancelotti në konferencën për media, shkruan IndeksOnline.

“Benzema nuk do të jetë në ndeshjen me Osasunën, sepse nuk duam të rrezikojmë. Ai është pak i lodhur, si shumë lojtarë të tjerë. Preferuam të mos rrezikonim. Shpresojmë të jetë me në të martën përballë Liverpoolit.

Kroos është jashtë për shkak të një problemi shëndetësor, ai nuk do të jetë në dispozicion në këtë sfidë. Nga minuta e parë do të nisë përsëri Rodrygo, Gjithashtu rikthehet edhe Vinicius“, deklaroi Ancelotti.

Benzema dhe Kroos rrezikojnë të mos luajnë edhe ndaj Liverpulit në Ligën e Kampionëve./IndeksOnline/