Ancelotti konfirmon mungesën e portierit, por njofton rikthimin e madh!

Real Madridi nuk do të mund të llogaris në portierin Cortouis për ndeshjen e nesërme të kupës ndaj Elches. Lajmin e ka konfirmuar trajneri i skuadrës, Carlo Ancelotti.
Por, lajm i mirë për madrilenët është rikthimi i Gareth Bale.

Ylli uellsian është kthyer në skuadër pas 144 ditësh dhe mund të inkuadrohet në këtë ndeshje.
Ancelotti ka thënë se i gatshëm për lojë është edhe Hazard, por nuk ka dhënë informacione nëse do ta inkuardoj nga minuta e parë./Indeksonline/