75 Mall Live Search
13:33 / E Martë, 03 Dhjetor 2024 / L A

Ancelotti konfirmon rikthimin e Tchouamenit kundër Bilbaos

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, ka folur në një konferencë shtypi.

Skuadra e tij do të përballet ndaj Athletic Bilbaos në “San Mames”, që do të zhvillohet nesër.

Trajneri italian, ka konfirmuar edhe rikthimin e mesfushorit francez, Aurelien Tchouameni, i cili ka qenë i lënduar që nga ndeshja kundër Milanit.

Tchouaméni është kthyer! Ai ndihet shumë mirë dhe është gati të fillojë”. “Do ta shihni nesër ku do të luajë”, u shpreh Ancelotti./IndeksOnline/