11:45 / E Hënë, 23 Korrik 2018 / indeksADMonline

Ancelotti lavdëron Hysajn, mund ta vendos në dy role

Pas “pokerit” në Gozzano, Napoli, gjithashtu, bindi në ndeshjen e dytë miqësore. Dhe trajneri Carlo Ancelotti nuk mungon së vlerësuari grupin, të cilin e drejton që nga fillimi i korrikut. Tekniku “emilian”, duke folur për “Sky”, tha se ishte i kënaqur me atë që pa në në Trento: “Është një grup i mirë, më pëlqen, më bën të punoj pa sforcime. Dhe kur është kështu, që keni argëtim dhe ide të tjera të mira, rezultatet pozitive mund të vijnë.

Napoli është një ekip që ka cilësi, nuk e zbulova me siguri sonte. Kjo ishte një ndeshje me indikacione të mira. Ekipi i bën gjërat e duhura me një frymë të mirë. Ndonjëherë ka një tendencë për t’i nënvlerësuar këto angazhime, por unë shoh se ky është një grup i shëndetshëm edhe në aspektin psikologjik”.

Ancelotti është duke u përpjekur për alternativa në role të ndryshme: “Allan mund të luajë si anësor i jashtëm, ashtu si Hysaj, që mund të luajë në të majtë. Të dy janë lojtarë të cilësisë dhe inteligjentë, që mund të përshtaten pa asnjë problem. Insigne mund të bëjë “9” fals, edhe pse me të vërtetë i pëlqen loja e tij midis linjave”.