Ancelotti: Liverpooli është skuadra favorite për të fituar Ligën e Kampionëve

Carlo Ancelotti ka përmendur skuadrën favorite për të fituar sivjet Ligën e Kampionëve.
Trajneri italian e ka quajtur skuadër të nivelit tjetër skuadrën angleze.
“Rruga për në Ligën e Kampionëve nuk është e lehtë, kemi ende dy ndeshje për të kaluar raundin tjetër. Në nivel evropian e vetmja skuadër që bie në sy është Liverpooli, e cila ka fituar të gjitha ndeshjet në këtë garë. Nëse do të luajmë në mars ose prill kundër tyre, nuk do të jetë e lehtë për ne dhe skuadrat e tjera. Janë në tjetër nivel”, ka thënë Ancelotti./Indeksonline/