Ancelotti me disa ndryshime, habit me formacionin ndaj Alavesit

Na ndajnë edhe pak orë nga ndeshja mes Real Madridit dhe Alavesit në La Liga.
Real Madridi, po ashtu publikoi edhe formacionin për ndeshjen ndaj “Bardhekaltërve”, ku i cili ka bërë disa ndryshime.
Interesantja e këtij formacioni është lënia në stol e Vinicius Jr, me Ancelottin që ka vendosur të startojë turkun, Arda Guler.

Vlen të theksojmë se Ancelotti, nuk do të jetë pjesë në tribuna pasi është i suspenduar shkaku i grumbullimeve të kartonave, ku së fundi mori të verdhë në ndeshjen e kaluar ndaj Valencias.
Skuadra pritet të menaxhohet nga i biri i Carlos, Davide.
Kujtojmë se kjo ndeshje pritet të zhvillohet sot, në “Mendizorroza”, në orën 16:15./IndeksOnline/