75 Mall Live Search
08:15 / E Mërkurë, 11 Qershor 2025 / G T

Ancelotti merr fitoren e parë si trajner i Brazilit, kualifikohet në Kupën e Botës 2026

Kombëtarja e Brazilit ka shënuar fitore minimale 1:0 ndaj Paraguait në ndeshjen e vlefshme për kualifikim në Kupën e Botës 2026.

Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi sulmuesi i Real Madridit, Vinicius Jr, shkruan Indeksonline

Vini Jr shënoi gol pas një asisti nga Cuhna në minutën e 44-të.

Kjo ishte fitorja e parë e trajnerit italian, Carlo Ancelotti në stolin e Brazilit, pasi në ndeshjen e parë debutuese mori vetëm një barazim.

Me këtë fitore, Brazili zyrtarisht ka siguruar Kupën e Botës 2026, pasi në tabelë është në pozitën e tretë me 25 pikë./Indeksonline/