Ancelotti merr lajm fantastik te Reali, para dy ndeshjeve më të rëndësishme të sezonit

Carlo Ancelotti ka marr lajm fantastik te Real Madridi.
I gjithë pesimizmi që ekzistonte dje për disponueshmërinë e Modric për finalen e Kupës dhe ndeshjes së parë ndaj Manchester Cityt, sot ka marrë fund.
Ylli kroat është stërvitur normalisht me “galaktikët” dhe do të jetë i gatshëm për dy ndeshjet.
Mungesa e vetme për finalen e kupës ndaj Osasunës do të jetë Mendy që vuan për shkak të një lëndimi./Indeksonline/