Ancelotti merr pjesë në karnavalet në Brazil, ia bëjnë një kërkesë të veçantë
Carlo Ancelotti po përgatitet për Botërorin e tij të parë.
Ai së bashku me “Seleçaon”, do të tentojnë të bëjnë mrekulli për të sjellur trofeun e 6-të.
Së fundmi, italiani mori pjesë në karnavalet në Rio de Janeiro, ku është parë me një fanellë të ngjashme me ngjyrat e kombëtares që udhëheq.
Madje edhe këngëtari që performonte aty, Leo Santana i bëri kërkësë Ancelottit që ta thërrasë Neymarin në skuadër për Botëror.
“Ah, dhe një mesazh, Ancelotti, fute Neymarin në këtë Seleção, për hir të Zotit. Është thjesht një kërkesë nga një tifoz, më vjen keq, nuk mund ta humbisja këtë mundësi”, tha Santana.
“Faleminderit për këshillën”, ishin fjalët e italianit.
/IndeksOnline/

