75 Mall Live Search
13:42 / E Mërkurë, 15 Janar 2025 / L A

Ancelotti: Ne do të luftojmë deri në fund

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti ka qenë në një konferencë për shtyp.

Një ditë para ndeshjes ndaj Celta Vigos në “Kupën e mbretit”, italiani motivoi lojtarët e tij edhe pas humbjes turpëruese ndaj Barcelonës, të dielën e kaluar.

Ne jemi të lënduar, kemi fituar shumë finale dhe ndonjëherë duhet të paguani faturën, por ne do të luftojmë deri në fund në të gjitha garat e tjera, unë ende u besoj lojtarëve të mi”, u shpreh Ancelotti.

Reali, kujtojmë se do të përballet ndaj Celta Vigos, në raundin e 1/8-tave në “Kupën e mbretit”, me ndeshjen që zhvillohet nesër në “Santiago Bernabeu”, në orën 21:30./IndeksOnline/