Ancelotti: Ne fituam Topin tonë të Artë më 1 qershor

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti ka folur në konferencë për shtyp para ndeshjes së nesërme kundër Milanit.
Ancelotti, u pyet edhe rreth Topit të Artë që u zhvillua të hënën e kaluar.
“Urime kush e fitoi Topin e Artë, por është e kaluara. Ne fituam Topin e Artë më 1 qershor”. “Topi ynë i Artë ishte Liga e Kampionëve që fituam në Londër”, u shpreh Ancelotti.
⚪️🇧🇷 Ancelotti on Vinicius and Ballon d’Or: “Congrats to who won the Ballon d’Or, but it’s the past. We won our Ballon d’Or on June 1st”.
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) November 4, 2024
“Our Ballon d’Or was the Champions League we won in London”. pic.twitter.com/DihoCvsngL
Ndeshja e nesërme është një ndeshje e veçantë për italianin, pasi që do të përballet kundër ish-skuadrës së tij, Milanit, ku ka qenë si lojtar dhe si trajner.
Real Madridi, pret nesër Milanin në “Santiago Bernabeu”, në ndeshjen e katërt të fazës së ligës në Ligën e Kampionëve./IndeksOnline/