75 Mall Live Search
18:24 / E Mërkurë, 02 Qershor 2021 / Blerim

Ancelotti në konferencë për shtyp: Unë ende s’jam takuar me ekipin, por ju e dini se jam motivues i madh…

Carlo Ancelotti ka folur për herë të parë pas rikthimit në stolin e Real Madridit.

Tekniku italian u paraqit sot në konferencë për media me falënderim për Florentino Perezin dhe klubin e Real Madridit, shkruan IndeksOnline

“Faleminderit shumë Florentino Perez. Jam shumë i lumtur që kam ardhur këtu, ku ndihem si në shtëpi. E di se cfarë do të thotë të jesh trajner i Madridit, është një lumturi e madhe”, ishin fjalët e para të ish-trajnerit të Evertonit

“Unë e përballoj këtë sfidë. Është një përgjegjësi e bukur. Reali është klubi më i mirë n ëbotë dhe është normale të kesh përgjegjësi”

“Unë kam shumë dashuri për të gjithë. Si do t’i motivoj lojtarët? Ju e dini se unë jam një motivues i mirë, por ende s’jam takuar me ta”

“Sapo kam ardhur, duhet të flas për Ramosin me klubin në ditët e ardhshme. Unë kam shumë dashuri për Gareth Bale, Isco, Marcelo… ata do të kenë motivim për të treguar se mund të luajnë akoma për Real Madrid”

Kujtojmë që Ancelotti ka firmosur kontratë tre-vjeçare me gjigantin spanjoll./IndeksOnline/