75 Mall Live Search
17:46 / E Enjte, 16 Mars 2023 / Gj. Sh

Ancelotti nuk dëshiron të përballet vetëm me një klub në çerekfinale

Real Madridi mbrëmë ka arritur të siguroj një vend në çerekfinale të Ligës së kampionëve pasi eliminuan skuadrën e Liverpulit.

Pos Realit, skuadrat të cilat janë kualifikuar në çerkefinale janë: Bayern Munchen, Milan, Chelsea, Manchester City, Napoli, Inter dhe Befica, shkruan IndeksOnline.

Trajneri i ”Los Blancos”, Carlo Ancelotti, pas ndeshjes së mbrëmshme ka deklaruar se nuk dëshiron që në çerkefinale të luaj lundër ish-klubit të tij, Milanit.

 “Nuk e di se cilën skuadër dua në çerekfinale, por jo Milanin. Kuqezinjtë i dua përballë në finale”, deklaroi trajneri italian./IndeksOnline/