19:39 / E Premte, 24 Shtator 2021 / OSH

Ancelotti për Barcelonën: Nuk ndjehem i lumtur kur një skuadër është në kohë të keqe

Skuadra e Barcelonës nuk po kalon formë të mirë, në tri ndeshjet e fundit ata kanë një humbje turpëruese 0-3 ndaj Bayern dhe dy barazime kundër Cadiz dhe Granadas.

Por, trajneri i rivalit të tyre, Real Madrid, tekniku Carlo Ancelotti ka thënë se kjo nuk i pelqën atij.

“Unë e shikoj futbollin, e pëlqej futbollin. Nuk jam i lumtur kur një skuadër kalon kohë të keqe”, u shpreh spanjolli.

Real Madrid ndeshjen e fundit fitoi kundër Mallorcas me rezultat të thellë 6-1.