75 Mall Live Search
17:24 / E Hënë, 31 Mars 2025 / FR

Ancelotti për debatin e lojës Real Madrid – Barcelona: Nëse keni gjithmonë të njëjtin stil, do të dështoni!

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti ka pohuar se fiksimi i një strategjie të caktuar në futboll është një recetë për dështim.

Ancelotti u pyet nëse e frustronte atë që Barcelona merr kaq shumë lëvdata për stilin e tyre të futbollit këtë sezon, ndërsa Los Blancos janë kritikuar shpesh për paraqitjet e tyre ‘të paplota’.

“Jo, secili ka mendimin e tij dhe disa preferojnë posedimin, topat e gjatë, luftimin për topin e dytë… Ka shumë aspekte, dhe secili mund të shprehë mendimin e tij për atë që i pëlqen”.

“Barcelona luan shumë bukur, Real Madrid luan një lloj tjetër futbolli me shumë cilësi. Më pëlqen mënyra se si luan Real Madridi dhe si luan Barcelona. Mund të krahasoni të njëjtën fazë, por është e vështirë të krahasoni stilin e lojës së dy skuadrave sepse varet shumë nga lojtarët”, përfundoi ai.