Ancelotti për Klopp: Ai është njeri i mirë, ka energji të madhe!

Nesër me fillim nga ora 13:30 do të zhvillohet takimi ndërmjet Liverpoolit dhe Evertonit, duel ky në kuadër të xhiros së pestë në Premierligë.
Dy trajnerët e mëdhenj, Ancelotti dhe Klopp do të takohen mes veti, në një ndeshje që nesër pritet të jetë spektakël, shkruan IndeksOnline
Ndërkaq, një ditë para ndeshjes, për media foli edhe trajneri i Evertonit, Ancelotti, ku tha se është mik i mirë me Jurgen Kloppin dhe se ai njeri është plotë energji.
“Ne jemi miq të mirë. Ndihem mirë kur jam me të. Gjatë gjithë kohës që takohemi, kalojmë një kohë të mirë së bashku. Ai është një njeri fantastik, ai më sjell energji kur jam me të “, tha Ancelotti.