Ancelotti për Mbappen: Ai do të tregojë cilësitë e tij nesër

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti ishte së fundi në një konferencë për shtyp.
Italiani, u pyet rreth situatës së francezit, Kylian Mbappe i cili nuk po kalonte në një formë të mirë kohët e fundit, duke mos u përfshirë as në listën e Francës në Ligën e Kombeve.
Mirëpo Ancelotti, pavarësisht kësaj kishte fjalë mbështetëse për “9-shin” e ri të Realit.
⚪️🇫🇷 Ancelotti: “Kylian Mbappé trained well during the break and improved his condition”.
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) November 23, 2024
“He will show his qualities tomorrow”. pic.twitter.com/3HCnlESQKN
Kylian Mbappé u stërvit mirë gjatë pushimit dhe përmirësoi gjendjen e tij”. Ai do të tregojë cilësitë e tij nesër”, u shpreh Ancelotti.
Real Madridi, do të luajë në udhëtim ndaj Leganesit në “Estadio Municipal de Butarque”, me ndeshjen që zhvillohet nesër në orën 18:30./IndeksOnline/