Ancelotti për Modric: Garanci ime, ai është gjithmonë perfekt

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti ka ngritur në qiell lojtarin e tij, Luka Modric.
Ancelotti ka thënë se mesfushori kroat është garanci për të dhe se është gjithmonë perfekt.
“Luka Modric gjithmonë luan në nivelin e tij maksimal, ai është një garanci për mua. Çdo lojtar është më i mirë kur luan shumë minuta. Luka është gjithmonë perfekt, ai fillon dhe gjithashtu kur luan si zëvendësues”, ka thënë ai. /IndeksOnline/