Ancelotti për ndeshjen ndaj Barcelonës: Kam përgatitur diçka për nesër…!

Trajneri italian, Carlo Ancelotti, ka folur në një konferencë për media para “El Clasicos”, që zhvillohet nesër nga ora 21:00.
Ancelotti dha një deklaratë interesante kur u pyet nga gazetarët për përgatitjet që skuadra e tij i bëri gjatë këtyre ditëve, shkruan Indeksonline
“Kam planifikuar diçka për nesër. Ju do e shihni këtë dhe më pas do më thoni a e kam pasur mirë, apo gabim”, u shpreh Ancelotti
Kujtojmë se skuadra e Real Madridit do jetë me shumë mungesa në këtë përballje, duke përfshirë këtu dyshen e fundit që u lënduan: Thibaut Courtois dhe Rodrygo./Indeksonline/
🗣️ Carlo Ancelotti: “I have something planned for tomorrow, you’ll see it and then you can tell me if I was wrong or not.” pic.twitter.com/SskPrOD8kr
— Madrid Zone (@theMadridZone) October 25, 2024