14:07 / E Shtunë, 04 Maj 2019 / indeksADMonline

Ancelotti: Po, jemi duke i kërkuar këta dy futbollistë!

Carlo Ancelotti ka dalur në konferencë para ndeshjes me Cagliarin. Trajneri italian e ka pranuar se skuadra e tij është e interesuar për transferimin e Trippier dhe Lozanos.

“Unë përsëris, nuk më pëlqen të flas për lojtarë të tjerë që luajnë në skuadra të tjera. Por, mund të them se kemi interesim për të transferuar Trippier e Lozano. Kam lexuar në media se gruaja e Trippier është parë në Napoli, por me siguri për ta vizituar qytetetin ngase është i bukur” ka thënë Ancelotti.

I pyetur për të ardhmen e Insignes, trajneri ka thënë se ekziston vullneti tek dy palët që lojtari të vazhdojë kontratën me Napolin./Indeksonline/