Ancelotti po largohet si legjendë, ky është mesazhi i fundit si trajner i Real Madridit

Carlo Ancelotti e konfirmon largimin nga Real Madridi, ku i ka mbetur vetëm edhe një ndeshje gjatë këtij vikendi.
Ancelotti përmes rrjeteve sociale ka shkruar një mesazh lamtumirës, shkruan Indeksonline
Ai shprehet tejet i lumtur që u rikthye në stolin e klubit madrilen dhe se arriti të bënte histori duke fituar tituj.
“Sot ne ndahemi përsëri. Sot mbaj në zemër çdo moment që kam jetuar në këtë fazë të dytë të mrekullueshme si trajner i Real Madridit.
“Kanë qenë vite të paharrueshme, një udhëtim i jashtëzakonshëm plot emocion, tituj dhe mbi të gjitha krenari”.
“Faleminderit presidentit Florentino Perez, klubit, lojtarëve, stafit dhe të gjithëve, përfshi edhe tifozët unik, që gjithmonë më kanë bërë të ndihem si një prej tyre.
“Ajo që kemi arritur së bashku do të mbetet gjithmonë në kujtesën time. Jo vetëm titujt, por edhe mënyra se si i arritëm ato. Netët magjike në Bernabeu janë tashmë histori e futbollit.
“Tani fillon një aventurë e re, por lidhja ime me Real Madridin është e përjetshme. Shihemi”, është mesazhi i plotë i Ancelottit
Kujtojmë se trajneri italian tashmë ka gjetur punën e re dhe do emërohet si trajner i Kombëtares së Brazilit./Indeksonline/
Hoy separamos de nuevo nuestros caminos. Hoy de nuevo me llevo en el corazón cada momento vivido en esta maravillosa segunda etapa como entrenador del Real Madrid. Han sido años inolvidables, un viaje increíble lleno de emociones, títulos y, sobre todo, del orgullo de representar… pic.twitter.com/f2vmc3yEoJ
— Carlo Ancelotti (@MrAncelotti) May 23, 2025