Ancelotti pranon humbjen ndaj Cityt, flet edhe për të ardhmen e tij

Manchester City ka kaluar në finale të Champions League, pasi eliminoi real Madridin me rezultat të përgjithshëm 5-1.
Në ndeshjen e dytë gjysmëfinale, City fitoi me rezultat 4-0, shkruan IndeksOnline.
Pas përfundimit të ndeshjes, trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, e pranoi se Manchester City luajtën më mirë dhe ishte e pamundur të fitonin ndaj tyre.
”Është shumë e thjeshtë, ata luajtën më mirë se ne nga fillimi deri në fund. Ata luajtën fort me një intensitet të lartë. Ne u përpoqëm të ktheheshim, por rezultoi e pamundur. Ata ishin më të mirë dhe e meritonin të fitonin.
Nuk është ende koha për të folur për atë që shkoi keq taktikisht. Jemi shumë të zhgënjyer, duhet ta gëlltisim këtë humbje dhe të presim me padurim sezonin e ri të Ligës së Kampionëve. Ndonjëherë fiton, ndonjëherë humb. Ky është sporti. Duhet të mësosh nga humbja për të bërë më mirë në të ardhmen”, tha Ancelotti për beIN Sports.
Tekniku italian foli edhe për mudësinë e largimit të tij nga Real Madridi, ku tha se do të qëndroj te Real Mdridi dhe do të luftoj për ta fituar Ligën e Kampionëve në sezonin e ardhshëm.
”Askush nuk dyshon tek unë. Mendoj se presidenti ishte shumë i qartë 15 ditë më parë, ky është një hap për t’u përmirësuar për vitin e ardhshëm.
Sezonin e ardhshëm do të jem këtu për të luftuar për të fituar një tjetër Champions League”, deklaroi Ancelotti./IndeksOnline/