Ancelotti probleme me mbrojtësit e krahut, shqetësohet për Carvajal e Mendy

Trajneri i Real Madrid, Carlo Ancelotti është i shqetësuar për mbrojtësit e krahut, Daniel Carvajal dhe Ferland Mendy, transmeton Indeksonline.
Këta të dy janë zgjedhjet e para të italianit në krahët e mbrojtjes, teksa të dy janë të lënduar dhe kjo e shqetëson Ancelottin, pasi që atij i duhet të bëjë rotacione në mbrojtje dhe sipas tij askush nuk mund ta kryej punën si ata të dy në skuadër.
Mbrojtësit mund të jenë pjesë e skuadrës për ndeshjen me Shakhtar në kuadër të Champions Ligës më 19 tetor, por trajneri Ancelotti nuk dëshiron t’i rrezikojë asnjërin prej tyre, në rast se nuk janë 100% të gatshëm.