75 Mall Live Search
22:07 / E Shtunë, 11 Shtator 2021 / OSH

Ancelotti reagon për situatën e Mbappe

Trajneri i Real Madrid, Carlo Ancelotti, ka thënë se ata nuk ndihen të “dëshpëruar” që nuk arritën ta transferonin Kylian Mbappe, transmeton Indeksonline.

Los Blancos tentuan transferimin e francezit këtë vit, por oferta e tyre u u refuzua nga ekipi parisien.

Klubi madrilen ofroi 220 milionë euro për fituesin e kupës së botës por PSG nuk pranoi, megjithatë Real Madrid do të tentojë të nënshkruaj me francezin pasi ai është në vitin e fundit të kontratës me klubin parisien.