09:21 / E Diele, 29 Prill 2018 / indeksADMonline

Ancelotti refuzon “Azzurrit”?

Është raportuar se Carlo Ancelotti ka refuzuar ofertën e Kombëtares së Italisë.

Italia është pa trajner që na shkarkimi i Giampiero Ventura, i cili dështoi t’i kualifikonte “Azzurrit” në Kupën e Botës “Rusi 2018”, shkruan IndeksOnline.

Shumë emra trajnerësh u përfolën për ta zëvendësuar të larguarin, por ende nuk ka asgjë zyrtare nga Federata e Italisë.

Së fundmi u raportua se Italia i ka bërë ofertë ish-trajnerit të Bayern Munchen, Ancelotti, i cili me shumë gjasa ka refuzuar ofertën.

Sipas “Corriere”, tani kandidatët kryesor për stolin e Italisë janë; Roberto Mancini dhe Claudio Ranieri.

Kujtojmë që Ancelotti ka oferta edhe nga dy skuadrat londineze, Chelsea dhe Arsenal./IndeksOnline/