09:35 / E Shtunë, 02 Qershor 2018 / indeksADMonline

Ancelotti rikthen sulmuesin e Napolit

Carlo Ancelotti planifikon një përforcim të madh te skuadra e Napolit.Trajneri i ri i ekipit nga San Paolo planifikon investime në ekip për të kandiduar për titullin e kampionit në Serie A.

Kurse, “Fichajes.net” raporton se ai është duke kërkuar rikthimin e sulmuesit të Paris Saint-Germain, Edinson Cavani.

Cavani ka të kaluar të suksesshme nga Napoli dhe Ancelotti dëshiron ta rikthen në skuadër si përforcimin kryesor për sezonin e ri.