75 Mall Live Search
09:02 / E Hënë, 23 Shkurt 2026 / G T

Ancelotti s’kthehet në Real Madrid, afër marrëveshja për kontratën e re te Brazili

Sipas një raportimi të fundit nga The Athletic, Carlo Ancelotti, nuk do të rikthehet te Real Madridi, pavarësisht zërave që e lidhnin me një rikthim pas Botërorit 2026.

Trajneri italian pritet të nënshkruajë një kontratë të re katërvjeçare me përfaqësuesen e Brazilit, duke konfirmuar angazhimin e tij afatgjatë me “Seleçao”, shkruan Indeksonline

Ky vendim u jep fund spekulimeve për një rikthim të mundshëm në “Santiago Bernabeu” dhe forcon projektin e Brazilit për vitet në vijim./Indeksonline/