75 Mall Live Search
20:38 / E Shtunë, 14 Mars 2020 / indeksADMonline

Ancelotti thotë që në Angli nuk e kanë kuptuar ende seriozitetin e situatës

Trajneri i Evertonit e ka komentuar situatën në Angli, pas përhapjes së koronavirusit.

Sipas tij ndalimi i ndeshjeve ishte vendim i drejtë pasi që nuk mund të vazhdonin të luanin në atë mënyrë pasi që shëndeti është përparësi, shkruan IndeksOnline.

Po ashtu Ancelotti përveq tjerash ka thënë që në këto kohë futbolli llogaritet me zero.

“Kam ndjekur konferencën për shtyp të Kryeministrit britanik në televizion. Më duket se ata ende nuk e kanë kuptuar rëndësinë e situatës. Jeta vazhdon të rrjedhë me njëfarë rregullsie, ” u deklarua trajneri i skuadrës angleze./IndeksOnline/.