Ancelotti: Transferimi i Mbappes ishte vendim i zgjuar nga klubi

Carlo Ancelotti ka folur rreth ish-klubit të tij, Real Madridit.
Italiani, i cili tashmë është selektor i Brazilit, po synon që të rikthejë sukseset e “Seleçaos”, me objektivin e tij t’i sjell Brazilit titullin e 6-të në Botërorin e vitit të ardhshëm.
Ai më tutje ka folur për transferimin e francezit, Kylian Mbappe te Real Madridi sezonin e kaluar duke e quajtur si vendim të zgjuar nga “Galaktikët”.
“Nënshkrimi i Kylian Mbappé ishte shumë i zgjuar nga bordi i Real Madridit. Ai është sulmues tipik Real Madrid .Pas largimit të Benzema, Real Madrid nënshkroi Joselu që ishte mirë kur luajti, por një klubi si Real Madrid i duhet një sulmues si Mbappé”, deklaroi Ancelotti./IndeksOnline/