Ancelotti tregon arsyen pse nuk e ftoi Neymarin te Brazili

Selektori i Brazilit, Carlo Ancelotti nuk e ka ftuar futbollistin, Neymar, për dy ndeshjet kualifikuese për Kupën e Botës, të muajit shtator.
Tekniku italian në konferencën për media, ka treguar arsyen për këtë vendim, shkruan IndeksOnline.
Ai ka thënë se ishte një vendim teknik, pasi Neyamr ka edhe probleme fizike, ku së fundi ka pësuar edhe një lëndim të ri.
“Po, Neymar ka të drejtë. Ne nuk e thirrëm atë në kombëtaren Braziliane për shkak të një vendimi teknik.
Ky vendim bazohet në shumë faktorë, duke përfshirë atë që po bën, atë që bëri dhe problemet e tij fizike.”, ka deklarauar Ancelotti.
Brazili me 5 shtator përballet me Kilin, derisa me 10 shtator me Bolivinë./IndeksOnline/