75 Mall Live Search
11:04 / E Diele, 21 Qershor 2020 / indeksADMonline

Ancelotti tregon dëshirën për të stërvitur Messin

Trajneri i Evertonit, Carlo Ancelotti, ka dhënë një deklaratë mjaft interesante për mediet.

Ai ka folur për “The Guardian” dhe ka treguar se do të kishte shumë dëshirë të stërviste Lionel Messin.

“Kush është lojtari që do të doja të stërvisja? Leo Messi”, – ka thënë ai shkurtimisht. “Lionel Messin, sepse mund ta krahasoj atë vetëm me Cristiano Ronaldon”.

“Do të më pë;qente shumë që të drejtorja dhe Tottin, e kam nisur nga Roma dhe kam patur shumë afeksion me ekipin kryeqytetas. Ai ishte një idhull atje dhe do të doja ta stërvisja”, – tha Ancelotti ndër të tjera.