75 Mall Live Search
22:43 / E Hënë, 29 Qershor 2026 / L A

Ancelotti tregon pse nuk e aktivizoi Neymarin ndaj Japonisë

Brazili arriti kualifikimin në 1/8-tat e Botërorit.

“Seleçao”, eliminoi Japoninë me rezultat 2-1, duke mbajtur gjallë shpresat për të shtuar yllin e 6-të në fanellë.

Pyetja e madhe ishte mosaktivizimi i Neymar Jr në këtë ndeshje, ndonëse shihej duke u nxehur në disa raste, me Carlo Ancelottin që tregoi arsyen pse ndodhi kjo.

“Po prisja kohën shtesë… E bisedova me të: Nëse nuk do të shënonim golin e barazimit, ai do të hynte në lojë rreth minutës së 60-të ose 65-të.” “Thjesht nuk doja ta ndryshoja strukturën sepse kishim kontrollin e ndeshjes”, ishin fjalët e Ancelottit.

Brazili, në 1/8-tat e Botërorit pret fituesin e ndeshjes Bregu i Fildishtë-Norvegji./IndeksOnline/