75 Mall Live Search
16:51 / E Premte, 08 Dhjetor 2023 / Gj. Sh

Ancelotti tregon se kur kthehen futbollistët e lënduar

Real Madridi është përballuar me lëndime të shumta të futbollistëve këtë sezon.

Vinicius Jr, Tchouameni, Arda Güler e Camavinga janë disa prej mungesave më të mëdha të klubit mbretëror, shkruan IndeksOnline.

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti në konferencë për media para ndeshjes me Betisin, ka dhënë detaje se kur do të ndodh rikthimi i tyre në fushën e blertë.

“Tchouameni dhe Arda Güler janë afër rikthimit me skuadrën. Vinicius Jr. dhe Camavinga do të kthehen në vitin 2024.”, deklaroi Ancelotti./IndeksOnline/