Ancelotti: Ulja e Viniciusit në stol është e përkohshme, do të jetë gati për Kupën e Botës
Carlo Ancelotti, ish-trajneri i Real Madridit, ka shprehur optimizëm për situatën e Vinicius Junior-it, duke e konsideruar uljen e tij në stol nën drejtimin e Xabi Alonsos si diçka të përkohshme.
Trajneri italian është i bindur se sulmuesi brazilian do të ketë një rol kyç në sezonin e ardhshëm dhe do të jetë i gatshëm për Kupën e Botës, që do të zhvillohet në Kanada, Shtetet e Bashkuara dhe Meksikë.
“Është thjesht një fazë e caktuar në karrierën e tij. Lojtarët, veçanërisht ata me tiparet e tij, nuk arrijnë gjithmonë të shfaqin potencialin e plotë. Mund të ketë pasur një rënie të vogël, por jam i sigurt se Vinicius do të ketë një sezon të shkëlqyer, po ashtu si në vitet e mëparshme dhe do të luajë një rol të rëndësishëm te Real Madridi. Ai do të arrijë në formë të jashtëzakonshme për Kupën e Botës”, tha Ancelotti.
Ai konfirmoi gjithashtu: “Vinicius do të marrë pjesë në Kupën e Botës”.

