Ancelotti: Vini është futbollisti më i mirë në botë, Bellingham i dyti…

Skuadra e Real Madridit shënoi fitore të madhe në javën e 24-të në La Liga ndaj Gironas me rezultatin 4:0.
Trajneri italian, Carlo Ancelotti u paraqit në konferencë për media pas ndeshjes dhe thuri lavde për lojtarët e tij, shkruan Indeksonline
“Vini është lojtari më i mirë në botë. Bellingham është i dyti dhe Rodrygo i treti. Kroos i katërti, Valverde i pesti, Camavinga i gjashti”, u shpreh Ancelotti
Real Madrid me këtë fitore shkon në kuotën e 61 pikëve në pozitën e parë, pesë më shumë se vendi i dytë, Girona (56)./Indeksonline/