75 Mall Live Search
23:52 / E Enjte, 01 Gusht 2024 / Gj. Sh

Ancelotti zgjedh fituesin e Topit të Artë mes Bellingham, Vinicius, Carvajal e Rodri

Gara për Topin e Artë këtë vitë pritet të jetë mjaftë interesante.

Kylian Mbappe, Erling Haaland, Vinicius Jr, Jude Bellingham, Rodri e Carvajal janë disa nga futbollistët kryesor, shkruan IndeksOnline.

Por trajneri i real Madridit, Carlo Ancelotti ka thënë se sipas tij, Vinicius Jr do të jetë fitues i Topit të Artë.

“Vinicius Jr do të fitojë Topin e Artë, sipas mendimit tim.

Carvajal gjithashtu bëri aq mirë, fitoi La Liga, Champions League dhe shënoi në finale, pastaj fitoi Eurot.

Por Vinicius është lojtar i talentuar, i ri, imazh i mirë, fitoi La Ligën, fitoi Champions League duke shënuar në finale dhe gjysmëfinale. Mos harroni, ai shënoi dy gola në Mynih! .

Jude pati një sezon fantastik. Fitimi i Ligës së Kampionëve, fitimi i ligës, dhe ishte një befasi e madhe. Lojtari më i mirë i sezonit të ligës për mendimin tim.

Rodri është gjithashtu mesfushor fantastik, është një nga mesfushorët më të mirë në kompeticion, dhe gjithmonë konsistent.”, ka deklaruar Ancelotti./IndeksOnline/