75 Mall Live Search
14:11 / E Martë, 16 Mars 2021 / Blerim

Andersson: Kosova është e fortë teknikisht, kemi luajtur me ta dhe e dimë se si janë

Trajneri i Kombëtares së Suedisë, Janne Andersson ka folur për kundërshtarët e muajt mars dhe i ka cilësuar si të forta.

Kombëtarja e Kosovës e pret në shtëpi “Fadil Vokrri” në ndeshjen parakualifikuese për kupën e botës “Katari 2022”, shkruan IndeksOnline

Anderssoni gjatë një konference shtypi publikoi listën e lojtarëve dhe foli për kundërshtarët. Ai dha një vlerësim ta madh për ekipin “Dardan”.

“Edhe Kosova dhe Gjeorgjia kanë shumë lojtarë të mirë dhe janë të aftë teknikisht. Ne u takuam me Kosovën gjatë turneut në janar të 2019-s dhe e dimë që është ekip i aftë edhe pse nuk e kishin ekipin më të mirë atë kohë. Si zakonisht ne duhet të kujdesemi në përgatitjet tona dhe të bëjmë paraqitje të mira dhe sigurisht se e duam kualifikimin”, ka thënë Anderssoni.

Suedia udhëton për në Prishtinë, më 27 mars, kurse ndeshjen do ta zhvillojë më 28 në stadiumin “Fadil Vokrri”./IndeksOnline/