22:05 / E Hënë, 05 Dhjetor 2022 / GF

Andi Artani i bashkëngjitet kastit të banorëve në BBVK

I njohur si protagonist i emisionit kushtuar dashurisë, Andi Artani tanimë ka hyrë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova, ndërsa do të shfaqë personalitetin e tij të krijuar nga jetesa mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Andi, që veten e ka sfiduar edhe në pozitën e prezantuesit televiziv, i njohur edhe për natyrën e tij me goxha vetëbesim pritet të sjellë anën e tij të paparë nga publiku deri më sot përmes eksperiencës në Big Brother VIP Kosova.