Andi e Stresi për Xhulin: Është stratege e madhe, i han fjalët e veta

Banorja e re e formatit televiziv më të ndjekur të momentit Big Brother VIP Kosova, Mbresa ka filluar të kyçet në biseda me banorët e tjerë, përfshirë Stresin dhe Andin.
Kësisoj, ata kanë diskutuar rreth lojës së Xhulit brenda shtëpisë së “Vëllait të Madh”, ndërkohë që strategjia e saj iu prezantua Mbresës, nga dy “kundërshtarët” e trajneres së fitnesit.
“Strategia më e madhe e lojës është Xhuli”, ka thënë Stresi.
Ndërsa, sigurisht edhe Andi ka shpalosur raportin e tij me Xhulin.
“A e din pse sillet me mua ashtu Xhuli? Sepse jam banori i parë që ato kritika që tash ia japin të gjithë, unë ia kam thënë i pari – që është kontradiktore, i han fjalët e veta gjatë gjithë kohës dhe i bën gjërat pa stil”, ka thënë pos tjerash Andi.