22:56 / E Hënë, 03 Shtator 2018 / indeksADMonline

Andi Gray përjashton Unitedin nga titulli, këto janë 4 skuadrat favorite

Ish-sulmuesi i Evertonit, Aston Villa dhe Skocisë, Andi Gray ka përjashtuar Manchester United nga top 4 ekipet favorite për titull.

Ai madje në një emission televiziv, United nuk e ka futur as në top katërshen e Premier Ligës dhe kualifikimet në garat evropiane, transmeton Indeksonline.

Andy Grey zgjodhi tri ekipe sipas tij më të mira se United, duke theksuar “ata nuk janë në gjendje ta fitojnë titullin dhe janë vetëm skuadra e pestët më e mirë në Premier Ligë.”

Këto ekipe sipas tij janë Manchester City, Liverpool, Tottenham dhe Chelsea ose krejt në fund Manchester United.

Manchester United ka fituar dy dhe ka humbur dy nga katër ndeshjet e para të sezonit.

Ata e fituan titullin kampion për herë të fundit në vitin 2013-të./Indeksonline/.