75 Mall Live Search
22:34 / E Martë, 20 Dhjetor 2022 / AR

Andi i ‘ashpër’: Prej duarve të saj, nuk dua të ha bukë

Gjatë një bisede në mes të Artës, Shotës dhe Andit në oborrin e shtëpisë së Big Brother VIP Kosova, ky i fundit ka folur për disa hatër mbetje prej një prej banoreve të kastit, me gjasë – Xhulit.

“Unë nuk mbaj inat, ama shembull konkret kjo ma përmendi dje bukën, më tha ‘bukën që e ke ngrënë prej duarve të mia’. Prap i ndihmojë, por prej duarve të saj nuk dua të ha buk”, ka thënë Andi.

Ndërkohë, nuk mungoi as një replikë nga Arta, e cila karshi Andit, u shpreh – “Paske me vdek urie zemër, ti duhet të jesh i mençur, para se të kesh inat”.