Andi Pajaziti do t’i nënshtrohet një operimi tjetër, i plagosuri në Runik niset për Zvicër

Gajtë dhjetë ditëve të fundit nga të shtënat me armë zjarri kanë mbetë të vrarë tre persona e me shumë të lënduar.
Nga incidentet me gjuajtje me armë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) janë duke u trjtuar disa të plagosur.
Për gjendjen e tyre shëndetësore për “Indeksonline” ka treguar Gani Jashanica drejtor i Ortopedisë në QKUK, ka sipas tij pacientë ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Ndërsa njëri nga të plagosurit ka udhëtuar jashtë vendit për trajtim pasi i njejti punon dhe jeton jashtë.
Nga ngjarja që ndodhi në fashtin Runik të Komunës së Skenderajt në orët e para të mëngjesit të së enjtës në një objekt që shfrytëzohej si kafiteri. Nga të shtënat me armë zjarri ka mbetë i vrarë një 39 vjeçarë dhe tre të tjerë u plagosën. Jashanica për këtë rast ka thënë se një pacient ende ëshët në intenzive, ndërsa njeri e ka gjendjen e mirë dhe është i shtrirë në klinikën e Ortopedisë, ndërsa njëri nga të lënduarit e rastit të djeshëm i lënduar në gjunjë ka udhëtuar jashtë vendit ku punon dhe jeton.
“Vetëm një pacient e kemi me lëndime të shputës së këmbs së djathtë , ata tjerët njëri ka shku në intenzive tjetri sipas informacioneve ai me dokumentacione të jashtme ka shkuar jashtë”, tha Jashanica.
Sipas tij personi i shtrirë në ortopedi gjednjen e ka të mirë ëshstë jashtë rrezikut për jetë dhe po trajtohet për infekcion.
Sipas tij pacienti Andi Pajaziti i plagosuri në rastin e Bon Vivant është në gjenjde të mirë shëndetsore dhe se pritet operimi i tij javën e ardhsme.
“Kemi pasur me ndërhy këtë javë, mirëpo për shkak të infekcionit intervenimi do të i bëhet javën tjetër”, tha Jashanica. /IndeksOnline/